Tetovë, nuk do të ketë ndalim të komunikacionit në bulevardin “Iliria”

Lidhur me komunikatën e lëshuar ditë më parë për vendosjen e regjimit të ndalesës së qarkullimit për vetura në një pjesë të bulevardit “Ilirija” në periudhën prej 02.07.2014 deri 31.08.2014, çdo ditë prej orës 19:00 e deri 01:00 pas mesnate, Komuna e Tetovës, njofton qytetarët se për shkaqe procedurale aplikimi i kësaj mase shtyhet për një kohë të pacaktuar.

“Duke pasur parasysh se vendosja e një regjimi të tillë në komunikacion duhet të implementohet në bashkëpunim dhe asistencë të MPB-Tetovë, dhe në përputhje me predispozitat ligjore, që është edhe parimi kryesor i funksionimit institucional të Komunës së Tetovës, kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim për prolongimin e aplikimit të kësaj mase, e cila si e tillë, është ekskluzivisht në interes të sigurisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button