Maqedonasit dita-ditës më pak, shtohen shqiptarët

Vitin e kaluar, numri i maqedonasve etnik është zvogëluar çdo ditë për tetë njerëz, gjë që është rezultat i numrit shumë më të madh të të vdekurve se sa i natalitetit në këtë grup të popullsisë në Maqedoni. Kështu vitin e kaluar numri i maqedonasve ka rënë për 2.828 persona, numër ky që përbën diferencën midis midis lindjeve dhe vdekjeve. Maqedonasit gjithashtu përbëjnë edhe numrin më të madh në strukturën e qytetarëve të vdekur. Vitin e kaluar kanë vdekur 14.823 njerëz vdesin me përkatësi maqedonase e që është, 73.6 për qind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Nga ana tjetër, numri i vdekjeve të shqiptarëve në total llogaritet për 16.9 për qind (3.416 persona), romët me 2.6 për qind, ndërsa turqit – 2.4 për qind.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të vitit të kaluar, numri i të sapolindurve maqedonas llogaritet 50.9 për qind (11.995), ndërsa numri i shqiptarëve etnikë me 34.1 për qind, ose 8.035. Njëkohësisht, edhe në komunitetin rom janë regjistruar më shumë lindje se sa funeralet, pasi që gjatë vitit të kaluar numri i tyre u rrit për 1,019 njerëz, pasi që janë shënuar 1.552 lindje dhe 533 vdekje nga ky komunitet. Përpos tkurrjes së numrit të maqedonasve, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me serbët e Maqedonisë dhe me vllehët, raporton Dnevniku.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në numrin total maqedonasit janë llogaritur të jenë 64.2 për qind, shqiptarët 25.2 %, turqit 3.9%, romët 2.7 %, serbët 1.8 %, boshnjakët 0.8% dhe vllehët 0.5 %.

Ekspertët e demografisë sugjerojnë se këto tendenca janë të pritshme duke pasur parasysh faktin se komunitetin maqedonas për vite kemi parë një normë më të ulët të lindjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button