‘Albafone’ operatori i katërt celular në Maqedoni

Albafone” është operatori i katër celularë që futet në tregun e Maqedonisë.

Kjo kompani shqiptare duke parë mos kujdesin ndaj konsumatorëve shqiptar nga ana e tre operatorëve tjerë që veprojnë në vend, vendosi që të funksionoj në frymë shqipe dhe target grup i tij të jenë pikërisht qytetarët shqiptarë.

Me prefiksin 073 në tregun e Maqedonisë futet operatori i katërt celular shqiptar Albafone.

Drejtori ekzekutiv  i kësaj kompanie Ardian Hoxha tha se me punë kompania do të fillojë nga prilli me 50.000 mijë numra

Sipas Hoxhës target grup i kompanisë kryesisht do të jenë qytetarët shqiptarë, pasi tre kompanitë tjera që veprojnë në vend nuk u japin shërbime adekuate këtyre qytetarëve.

“Grupi ynë primar i targetit janë qytetarët shqiptarë të RM-së. Gjegjësisht, pas analizës së tregut që kemi bërë, erdhëm në përfundim të padiskutueshëm që populli shqiptarë si konsumator përbën një përqindje të lartë të tregut të kësaj industrie dhe përkundër kësaj nuk kanë tretmanin e duhur nuk arrijnë të marrin shërbimet në nivelin e duhur. Operatorët e deritanishëm mobilë kanë përfituar shumë nga konsumi shqiptarë në Maqedoni, për kundër qasjes modeste, dhe do të thosha të pakënaqshme kundrejt grupi të madh konsumi si në aspekt zyrtarë po ashtu edhe në atë sociologjikë dhe kulturorë”, tha Hoxha. 

Drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski shpreson se shërbimet e kësaj kompanie ndaj qytetarëve do të jenë të kënaqshme pasi qytetarët ndaj kompanive tjera mobile parashtrojnë mjaftë ankesa. 

“ Ju ftojë që pjesën e pas shitjes ta ngreni në nivelin më të lartë, e dini që Agjencia për komunikime elektronike është organ i shkallës së dytë dhe zgjidhë ankesat, praktika e deri tanishme tregon se numri i ankesave është i madh, raporti i operatorëve ndaj konsumatorëve nuk është në nivelin që ne duam”, tha Drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski. 

Albafonë në treg do të konkurrojë me inovacione, duke sjellë teknologji të reja.
Gjithashtu Albafonë do të jetë konkurrente edhe me çmime të volitshme të tarifave të ndryshme celulare.

Kjo kompani celulare shqiptare në dispozicion ka 1 milion numra, ndërsa fillimisht do të shfrytëzojë rrjetin e kompanisë celulare ONE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button