Një Kontingjent me ushtarë niset drejt Afganistanit

Me rastin e dërgimit të kontigjentit të ARM-së nga përbërja e Brigadës së parë mekanizuese këmbësorike, (brmk 1.) e cila merr pjesë në misionin paqësor ISAF në Afganistan, sot në kasermën “Boro Menkov” në Kumanovë do të mbahet solemnitet, ku do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli, Goranço Koteski.

Në rotacionin e shtatëmbëdhjetë të misionit paqësor ISAF, ku ARM merr pjesë me çetën mekanizuese këmbësorike, në Afganistan do të shkojnë 150 pjesëtarë të brmk 1., të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër nacional do të sistemohen në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.

Pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë pjesë e kontigjentit për misionin ISAF, në gjashtë muajt e ardhshëm detyrat do t’i kryejnë në kuadër të kontigjentit të Armatës së Mbretërisë ë Bashkuar, ku do të jenë të obliguar për sigurimin e komandës kryesore të forcav të ISAF-it në Kabul.

Për kryerjen e deritanishme të detyrave, kompatibilitetin e treguar dhe interoperativitetin m forcat  Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga komanda e ISAF-it dhe nga struktirat e larta komanduese të Aleancës, gjatë viteve të kaluara vazhdimisht marrin vlerësime më të larta, për ç’arsye gëzojnë rejting të lartë, ceket në kumtesën e SHM të ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button