Avokati i Popullit, shpalos diskriminimin në baza etnike dhe politike

Diskriminimi në baza etnike dhe politike është element shqetësues. Kështu ka nënvizuar në raportin e tij vjetor Avokati i Popullit. Të drejtat e fëmijëve sipas Memetit shkelet në më shumë sfera. Prindërit dhe organet të cilët duhet të kujdesen për të drejtat e fëmijëve jo gjithmonë mbajnë llogari për interesin më të mirë të fëmijëve. Sipas avokatit të popullit Memeti vazhdon gjendje e mjerueshme në shtëpitë ndëshkuese të cilat vazhdojnë të jenë nën standardet minimale dhe të mbi populluara.  Personat e vendosur në këto shtëpi ndëshkuese nuk gëzojnë mbrojtje të mirëfilltë shëndetësore.

“Konstatuam se diskriminimi është prezent në shoqërinë tonë, veçanërisht diskriminimi në baza etnike dhe politike, ndërsa qytetarët akoma në mënyrë të pamjaftueshme i identifikojnë mënyrat dhe format e kësaj diturie si dhe institucionet dhe mekanizmat mbrojtëse. “Edhe këtë vit numri më i madh i ankesave që iu drejtuan Avokatit të popullit kishin të bëjnë me punën e jurisprudencës, gjyqësorit, përmbaruesve, noterëve dhe kështu me radhë”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button