Disa media kroate e prezantuan presidentin Ivanov, si president të Bullgarisë

Disa media kroate e kanë prezantuar presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si president të Bullgarisë. Në këtë mënyrë ata e kanë paralajmëruar arritjen e presidentit në aeroportin e Zagrebit, për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, gabim të cilin më pas e përmirësuan, transmeton Plusinfo.

Presidenti Ivanov, po merr sot në solemnitetet e shumta që do të organizohen në këtë vend, me rastin e integrimit të vendit, ndërsa ai do të jetë pjesë edhe i manifestimit qendror, që do të mbahet, në sheshin “Bane Jelaçiq”, ku të ftuarve të shumtë do t’u drejtohen kryetari kroat Ivo Josipoviq dhe kryeministri, Zoran Mianoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button