QSHV duhet tu përgjigjet 3200 ankesave te testimit ekstern

Qendra shtetërore për vlerësim (QSHV), deri sot duhet të kontrollojë  dhe vlerësoj 3200 ankesa dhe të konstatojë se se a kanë ose jo bazë për vlerësimin ekstern.

Pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me pa kënaqësi të rezultateve.

‘Në disa shkolla kishte raste kur disa nxënës kishin marrë zero pikë. Do të bëhen kontrollime shtesë dhe do të shihet e kujt është përgjegjësia. Është fakt se kishte problem teknike me pyetje gjatë përkthimit apo formulimit, por besojmë se do ti tejkalojmë vitin e ardhshëm’ thonë në MASH.

Vlerësimi ekstern është mbajtur prej 27 maj deri më 10 qershor.

Provimit ekstern iu nënshtruan më shumë se 200 mijë nxënës – të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa u përjashtuan vetëm klasat e para, të dyta dhe të treta, si dhe maturantët.

Në testim janë përfshirë  337 shkolla fillore dhe 101 shkolla të mesme. 

Notat e vlerësimit ekstern vendosen në dëftesat e nxënësve.

Afatit të dytë që fillon prej 17 deri më 21 qershor, ndërsa afati i tretë është prej 15 deri më 19 gushtë.
Rezultatet finale se a kanë vlerësuar me notë reale ose jo arsimtarët, do të dihen pas dy muajve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button