Skandali me përgjimet, spiunoheshin dhe zyrtarë të BE

Pjesë e skandalit të përgjimit nga agjencitë amerikane të sigurisë janë bërë dhe vende të Bashkimit Europain. Italia, Gjermania dhe Franca janë tre shtetet që kanë dhënë informacione për projektet e agjencisë amerikane, National Security Agency.

Gazeta angleze “The Guardian” shkruan se Wayne Madsen, personi që zbuloi për publikun historinë e përgjimeve të mijëra njerëzve, ka deklaruar se shumë shtete të Bashkimit Europian, jepnin informacione për SHBA.

Ndërsa revista gjermane, “Spiegel” nxjerr një fakt tjetër në dritë me historinë e përgjimeve. Ajo shkruan se ambasadat e SHBA dhe agjencitë kanë spiunuar dhe diplomatë dhe kompjuterët e Bashkimit Europian. Ndërsa për shkëmbimin e informacionit me vendet e BE, mediat ndërkombëtare shkruajnë se SHBA ka marrëveshje sekrete me shumë prej tyre.

Skandali i përgjimeve nisi një muaj më parë, ku Wayne Madsen nxori një muaj më parë informacion mbi përgjimin e mijëra banorëve nga National Security Agency.

Lajme të ngjashme

Back to top button