Suarez: Nuk e kafshova Chiellinin, humba ekuilibrin
Ditët kalojnë, por nuk shuhen polemikat mbi episodin më të famshëm deri më tani të këtij botërori kur Suarez kafshoi mbrojtësin e kombëtares italiane, Chiellinin.
“Nuk ndodhi në asnjë mënyrë ashtu sic është përshkruar, pra një kafshim apo një tentativë për të kafshuar, – ka shkruajtur Suarez në një letër në spanjisht që mban datën 25 qershor dhe që i është dorëzuar Fifas. Uruguaj ka paralajmëruar apelimin ndërsa Suarez shpjegon versionin e tij mbi episodin për të cilin inkriminohet”.
Pas impaktit humba ekuilibrin, – lexohet më tej në letër, – në këtë mënyrë trupi im u bë i paqëndrushem dhe rashë mbi pjesën e sipërme të kundërshtarit, në atë moment, përplasa fytyrën me lojtarin duke pësuar një dëmtim të lehët në mollëz dhe një dhimbje të fortë mes dhëmbëve”.
Suarez u ndëshkua nga FIFA me pezullimin e 9 ndeshjeve nga kombëtarja si dhe skualifikimin për 4 muaj nga çdo aktivitet futbollistik.