Januzaj përgjithmonë do të luajë me Belgjikën

Futbollisti me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj, e ka refuzuar edhe njëherë mundësinë që në një të ardhme ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Duke folur për mediat belge, Adnani theksoi se gjithë karrierën e tij do të jetë anëtar i Belgjikës.

“Unë sigurisht se jam shumë i lumtur që jam këtu, mund t’i pyesni edhe djelmoshat e tjerë. Unë jam gati të luajë në gjithë karrierën time për Belgjikën”, u shpreh Januzaj, përcjell Voetbalkrant.com.

Adnani foli edhe për debutimin e tij me belgët ndaj Koresë së Jugut, duke u shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button