Iphone dhe Ipad që manipulohet pa duar (VIDEO)

Kur kontrolli, që mundëson ndërrimin e metodës së përdorimit të “iPhone”, aktivizohet, në mënyrë automatike ai kalon nëpër të gjitha menutë, si ato personale edhe në aplikacione.

Përdoruesi duhet të presë momentin e duhur kur opsioni, që po kërkon të selektohet dhe menjëherë pas kësaj nëpërmjet lëvizjes së kokës në të majtë, ai e përzgjedh opsionin e dëshiruar.

Për t’u kthyer në pamjen e fillimit ose në “homescreen”, mjafton vetëm lëvizja e kokës në të djathtë.

Ky zhvillim i ri në softuerin iOS 7, e lehtëson shumë përdorimin e celularëve “iPhone” dhe u hap rrugën mrekullive të ardhshme teknologjike.

Ka qenë ëndërr e hershme e përdoruesve, që të mund ta kontrollojnë celularin e tyre nëpërmjet zërit, gjë që është përmbushur. Tani vjen edhe shpikja më e re, përdorimi i celularit nëpërmjet lëvizjeve të kokës.

Nëpërmjet kontrollit që mundëson ndërrimin e metodës së “iPhone” ose quajtur ndryshe “Switch Control”, të gjithë ata që zotërojnë një “iPhone” mund të aktivizojnë këtë opsion.

Shpejtësia e përzgjedhjes së menyve është lënë në dorën e përdoruesit edhe mënyra sesi pajisja reagon për lëvizjet e kokës mund të ndryshohet përmes “Accessibility menu”.

Shpikja e quajtur “Switches”, mund të aktivizohet dhe çaktivizohet lehtësisht nga menyja “Switch Control”. Aplikacioni mund të ndryshohet lehtësisht duke bërë të mundur njohjen e lëvizjeve të ndryshme të kokës, që i përzgjedh vetë përdoruesi.

E njëjta metodë e lëvizjes së kokës mund të përdoret edhe për ngritjen dhe uljen e volumit të zërit, që gjithashtu mund të alternohet edhe me lëvizje të gishtit.

Tek “Action menu”, përdoruesit mund të eksplorojnë opsionet e tjera që mund të kontrollohen nëpërmjet lëvizjes së kokës.

Kjo shpikje u lançua në versionin e dytë të softuerit në konferencën e organizuar prej “Apple” në fillim të qershorit.

Pritet që shpikja të dalë në treg për përdoruesit e thjeshtë në tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button