Belgjika dhe Algjeria mbesin në Brazil

Përfaqësuesja e Belgjikës ka arritur të kalojë tutje në Botërorin e Brazilit, duke vazhduar serinë e fitoreve.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, belgët arritën të triumfojnë 1:0 ndaj Koresë së Jugut, në debutimin e Adnan Januzajt.

Jan Vertonghen shënoi golin e fitores për Belgjikën në minutën e 78-të, teksa ishte Steven Defour ai i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e parë të pjesës së dytë.

E, kualifikimin tutje në Brazil e ka siguruar edhe skuadra afrikane e Algjerisë. Këta të fundit barazuan 1:1 me Rusinë.

Alexander Kokorin (6’) kaloi rusët në epërsi në këtë sfidë, mirëpo Islam Slimani (60’) barazoi shifrat për ta dërguar para Algjerinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button