Komiteti i Helsinkit: Tortura në institucionet e mbyllura ende është një realitet

“Shembulli me fëmijën shurdhmemec të vendosur në mënyrë jo ligjore ën Entin “Banja Bansko”, për të cilën opinioni dëgjon pas disa muajve nga maltretimi i tij, është tregues jo vetëm për moskujdesin e shtetit për këtë grup njerëzish, por edhe për atë se tortura në institucionet e mbyllura ende është një realitet”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit, raporton se në 12 muajit e kaluar kanë marrë dhjetë ankesa nga qytetarët të cilët janë torturuar psiqikisht dhe fizikisht nga policia.

“Edhe pse organet kompetente janë informuar për të gjitha rastet vetëm njëri ka shkuar në proces gjyqësorë. Rasti për Zuher Ibrahimov, i cili pas rrahjes në burgun e Idrizovës ka dëmtuar njërën veshkë. Polici i akuzuar pas qëndrimit tre mujorë në burg shtëpiak është kthyer sërish në vendin e punës”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Sipas këtij Komiteti, rastet tjera kanë mbetur pa përfundim. Në mesin ekëtyre rasteve është edherasti i maltretimit të romëve në lagjen “Topansko”.

Nga kjo organizatë apelojnë deri të qeveria, të njohin përfundimisht ekzistimin e torturës dhe të ndërtojnë politika për mbrojtje nga ky akt barbar.

Lajme të ngjashme

Back to top button