Hitzfeld me katër shqiptarë ndaj Hondurasit

Përfaqësuesja e Zvicrës edhe në ndeshjen ndaj Hondurasit pritet të startoj me katër futbollistë shqiptarë në fushë.

Sipas tabloidit zviceran Blick, Valon Bherami do të luaj nga minuta e parë edhe pse ndaj Francës ishte shumë i dobët.

Kurse, selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld do t’i besoj edhe Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Admir Mehmedi. Kurse, Blerim Xhemajli sërish do të jetë në bankën rezervë.

Kësaj radhe Haris Seferovic nuk do të luajë nga fillimi, derisa titullar rikthehet Josip Drmic. Ndërsa, për Zvicrën pritet të debutoj edhe mbrojtësi Fabian Schär.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Hondurasit do të luhet nga ora 22:00. Helvetikët mund të kalojnë tutje edhe me barazim, nëse Franca e mund Ekuadorin.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Benaglio, Lichtsteiner, Schär, Djourou, Rodriguez; Behrami, Inler; Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Drmic.

Lajme të ngjashme

Back to top button