Aplikoni edhe sot për kartelë shëndetësore elektronike, afati skadon nesër

Kërkesat për dhënien e kartelave shëndetësore elektronike (KSHE) do të mund të dorëzohen edhe sot. Të gjitha shërbimet territoriale të Fondit nëpër shtet do të punojnë në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 19, kumtoi FSSHM.

Në Shkup, kërkesë për dhënien e KSHE-së të siguruarit do të munden të dorëzojnë në shërbimit territorial të Shkupit në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 19:00. Në të gjitha sportelet e FSSHM-së në Draçevë, Gjorçe Petrov dhe Çair dhe në katër njësitë plotësuese të cilat janë vendosur në poliklinikën Bukuresht, Idadia, Jane Sandanski dhe Çento, siguruesit do të munden të dorëzojnë kërkesa prej orës 07:30 deri në orën 15:30 ku ka persona përgjegjës të FSSHM-së për pranim të dokumentacionit për kërkesë për dhënie të KSHE-së.

“Me këtë ekipi i FSSHM-së dëshiron t’ju mundësojë të gjithë të siguruarve të cilët nuk do të munden të dorëzojnë kërkesat sot, ta bëjnë atë edhe të shtunën, 29 qershor të vitit 2013, me qëllim të ruhet rregullativa ligjore e parashikuar e cila parasheh që të gjithë të siguruarit të kenë dorëzuar kërkesa për dhënien e KSHE-së përfundimisht me 30 qershor të vitit 2013”, thuhet në kumtesën e FSSHM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button