Me peticion shqiptarët kërkojnë realizimin e rrugës së Arbërit

Rruga e Arbërit e cila është në ndërtim e sipër dhe do të lidh Tiranën me Dibrën e Maqedonisë duhet të përfundojë sa më shpejtë. Për këtë arsye intelektuali dibran, Dr. Gëzim Alpion kërkon mbështetje nga të gjithë shqiptarët duke iniciuar një peticion, njofton Ina. Peticioni gjendet në këtë link. 

“Sot është fillimi i vërtetë i peticionit. Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit deri në përfundimin e metrit të fundit. Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbërit po qe se e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe Kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër”, thekson Alpion, i cili apelon që ky peticion të firmoset edhe nga shqiptarët në Maqedoni, pasi që ky aks rrugor lidh të dyja vendet.

Rruga e Arbërit ka një gajtësi prej rreth 75 kilometra dhe shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës. Punimet për të akoma nuk kanë përfunduar, ndërsa kanë nisur punimet në pjesën shqiptare. Në anën e Maqedonisë nuk është bërë asnjë punim për realizimin e tij, përveç projeksioneve në letër dhe premtimeve të partive politike shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button