Ribery i mbetet besnik Bayernit

Frank Riberi zgjati bashkëpunimi me Bajernit të Mynihut deri në vitin 2017. Mesfushori francez nënshkroi kontratën e re që e mban lidhur me gjigantët gjermanë edhe për 5 vitet e ardhshme. 30-vjecari është pjesë e bavarezëve që nga viti 2007, duke u shndërruar një nga pikat më të forta të Bajernit.

Riberi u shpreh se ndihej shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës dhe se shpreson që të përjetojë të njëjtat emocione si sezonin e fundit, ku Bajerni fitoi gjithçka: Champions Ligën, Bundesligën si dhe Kupën e Gjermanisë. Sa i përket përshtatjes me trajnerin e ri Pep Guardiola, francezi tha se gjithcka po shkon mirë.

Ai pranoi gjithashtu se tekniku spanjoll e kishte pyetur se në cilin pozicion dëshiron të luajë, në anësore apo pas dy sulmuesve. Ky lloj komunikim i Guardiolës i ka pëlqyer Riberisë, i cili i është përgjigjur se mund të japë maksimumin në të dy rolet.

Lajme të ngjashme

Back to top button