“Monstra” është bërë vrima e zezë për drejtësinë në Maqedoni

Në sytë e komunitetit ndërkombëtar procesi gjyqësor në rastin “Monstra” është duke u  bërë  vrima e zezë e sistemit gjyqësor.

Mbrojtësit e të akuzuarve kanë paralajmëruar se çështjen mund ta çojnë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëStrasburg.

Ish-gjykatësja në Gjykatën për të Drejtat e njeriut në Strasburg, Margarita Caca-Nikolovska thotë se nuk do të japë vlerësime për rastet aktuale, por pajtohet se në opinion është rrënuar besimi në vendimet gjyqësore.

“Mendimi në opinion është shumë me rëndësi, është e qartë se veprimet janë ato që sjellin në mendim të këtillë, nuk mund opinioni të krijon mendim vetëm për vete, nëse nuk ekziston ndonjë bazë për atë mendim. A janë ato mediumet, a janë ato që thonë palët, ose bisedimet, pa marrë parasysh si do që të jetë te populli ekziston mendimi pse është kjo kështu”, vlerëson ajo, për REL.

Ndërsa, profesori Osman Kadriu mendon se përshtypja te popullit për politizimin e gjyqësisë bazohet në eksperiencën e deritanishme.

“Për procedurat konkrete që tani po zhvillohen, disa janë në fund, disa vetëm kanë filluar, në shikim të parë mund të vërehet dukja e prezencës së politikës në pushtetin gjyqësor, që nuk duhet, sepse gjyqet në secilin shtet, por edhe tek ne, paraqesin instance të posaçme para së cilës qytetarët realizojnë të drejtat e tyre”, thotë Kadriu.

Rasti me vrasjen në Liqenin e Smilkocit qysh prej fillimit e pasojnë protesta dhe diskutime. Në mënyrë shtesë situata është politizuar me fjalët e fundit të prokurores Gordana Geshovska, e cila vrasjendirekt ka ndërlidhur me festën fetare Pashkët, përkatësinë etnike dhe fetare të të vrarëve. Për deklaratën ashpër ka reaguar edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti i cili ka vlerësuar se ajo “përmbush apetitet e dikujt tjetër”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button