Horoskopi ditor, 23 qershor 2014

Dashi

Dite e mbushur me te papritura, por edhe me emocione te forta kjo e sotmja. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe do ndiheni mire pranë tij. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura afatshkurtra me disa perona qe nuk i kishin njohur me pare. Financat nuk do jene shume te mira, megjithatë rekomandohet serish maturi me shpenzimet qe te siguroni edhe te ardhmen.

Demi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet qe keni mbajtur nga e kaluara. beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar duhen mare disa masa para se situata te behet delikate.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet se po përjetoni ndjesi te tilla. Beqaret duhet te dine se ke dhe si ta joshin. Ne asnjë mënyrë mos ecni kuturu sepse do gaboni. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Gaforrja

Do keni disa debate te vogla sot me atë qe keni ne krah, por nuk duhet ne asnjë mënyrë ta dramatizoni situatën. Me qetësi dhe maturi gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret do kalojnë një dite shume te veçante. Do i pranojnë te gjitha ftesat dhe do njihen me shume persona. Financave duhet t’iu kushtoni me shume vëmendje. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare.

Luani

Mos e kritikoni me partnerin për gabimet e se kaluarës dhe bëni sa me shume lëshime. Do ndiheni me mire edhe ju vete, Filloni te mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do jene romantike dhe do i joshin ne mënyrë te veçante personat qe do pëlqejnë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes. Nuk do keni asnjë problem edhe pse shpenzimet nuk do mungojnë.
Virgjeresha

Mos e ndaloni ne asnjë çast komunikimin ne çift sot sepse përndryshe mund te keni mosmarrëveshje. Nga ana tjetër mire është te flisni hapur nëse keni nevoje te qëndroni paksa vetëm. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria sepse te tjera çështje janë me te rëndësishme për ta. Plutoni ka rrezik te sjelle probleme financiare. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshorja

Do ja shprehni pa fund ndjenjat partnerit tuaj sot, por ne disa momente mund te keni edhe ndonjë debat. Mos harroni qe ne dashuri, mirëkuptimi dhe toleranca janë thelbësore. Beqaret do gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo aspekt. Ne planin financiar mos e lini situatën te përkeqësohet, por merrni masa ose kërkoni ndihmën e specialisteve.

Akrepi

Ju te dashuruarit mos u tregoni te paduruar me partnerin. Mos kërkoni qe ai t’ua plotësojë te gjitha dëshirat menjëherë sepse nuk do mundet dot. Do jeni luftarake sot ju beqare dhe do bëni çdo lëvizje për ta bere për vete këdo qe do pëlqeni. Gjithçka do ndryshoje për mire. Dite me shume rrezik kjo e sotmja për financat. Gabimi me i vogël do ju rrezoje tërësisht.

Shigjetari

Duhet te mundoheni ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe te provoni eksperienca te reja me partnerin. Do ndiheni mire dhe do ju duket sikur do rilindni. Beqaret do e kenë mendjen tek puna dhe nuk do e vrasin mendjen për gjendjen sentimentale. Fat me shumice pritet për financat. Do jeni ne gjendje ta përmirësoni situatën.

Bricjapi

Do jeni gjithë kohës ne humor gjate kësaj dite dhe do kaloni me shume kohe se me pare me partnerin. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret duhet t’i mbyllin sytë dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Mos mendoni shume për te ardhmen sot. Ne planin financiar do ketë stabilizim te situatës. Do merrni kohen e nevojshme për te riorganizuar buxhetin.

Ujori

Te shumte do jene planetët qe do e mbrojnë gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do mundësojnë një atmosfere te ngrohte e plot ngjyra. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen përgjatë ditës. Buxheti do jete i ekuilibruar me shume se kurdoherë. Do e dini mire sa te shpenzoni qe te mos keni tronditje.

Peshqit

Do ketë shume ulje dhe ngritje sot ne jetën tuaj ne çift. Here pas here nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe debatet mund te jene te forta. Mendohuni mire para se te merrni vendime ne mënyrë qe te mos pendoheni. Beqaret do kenë një dite normale. Financat do jene gjithë kohës te paqëndrueshme. Po bëtë çmenduri do keni probleme serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button