Gruevski: BE na dërgon sinjale se do ta tërheq BDI-në nga Qeveria

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase “Dnevnik” ka deklaruar se Evropa po dërgon sinjale se do ta tërheq BDI-në nga qeveria  nëse Maqedonia nuuk lëshon pe për emrin.

“Na dërgojnë sinjale se BDI në çdo moment mund të dalë nga qeveria, nëse ata vendosin ashtu dhe kështu qeveria do të bie” ka deklaruar Gruevski për Dnevnik, ndërkohë që shton se është i gatshëm për çfarëdo lloj skenari.  Kryeministri Gruevski nuk përjashton edhe mundësinë që vendit t’i merret dhe rekomandimi për fillimin e bisedimeve.

“Nuk mund të përjashtoj asgjë. Gjithçka që kanë dhënë mund edhe të marrin. Vetëm shpirtin nuk mund të na e marrin”, ka deklaruar Gruevski.

“Nuk kuptoj se si LSDM mund ta parashtroj këtë çështje kur e gjithë Maqedonia dhe e gjithë bota e di se përse Maqedonia nuk hyri në NATO dhe nuk e mori datë për bisedime. Arsyeja  vetme është se nuk pranuam  ndryshimin e identitetit të maqedonasve dhe të emrit të shtetit, dhe ky ndryshim të jetë, të mos them sipas zgjedhjes së Greqisë. Njëkohësisht, ata refuzojnë bisedimet dhe presin që gjithçka të jetë ashtu si duan ata” , vlerëson  Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button