Sri Lankë, muslimanët nën sulm nga budistët

Udhëheqësi budist në Sri Lankë, Galagoda Atthe Gnanasara paralajmëroi për të sjellë “fundin” e muslimanëve para trazirave të kësaj jave.

Ai kërcënoi për shkatërrimin e bizneseve të muslimanëve si dhe kishte kërkuar luftimin e të gjitha minoriteteve në vend. Audienca e pranishme kishte pranuar njëzëri për të bërë këtë gjë që edhe ndodhi pastaj.

Fillimi i kësaj jave ishte një tmerr për muslimanët në vend, ku u dogjën bizneset e tyre, u vandalizuan shtëpitë e tyre ndërsa banorët vendas posaçërisht gratë dhe fëmijët u detyruan të largohen.

Dhuna ndërfetare në Sri Lankë zakonisht shkaktohet nga grupi BBS ( Forca e Fuqisë Budiste) një grup i themeluar në vitin 2009 dhe që i takon grupit më të madh etnik në vend. Ata vazhdimisht akuzohen për nxitjen e dhunës fetarë si ndaj myslimanëve e po ashtu edhe ndaj grupeve tjera që nuk janë budiste.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me e rend se kjo nuk ka, mirpo po habitem qeverite e vendeve muslimane nuk reagojne,.Arabet perhapin Islamin e nuk e mbrojne pastaj, o Vllezer musliman, te bashkohemi sa mos te behet von.

Back to top button