Si të kujdesesh për fëmijët në verë

Gjatë stinës së nxehtë të verës fëmijët sigurisht që duan përkujdesje, sidomos nga ana e prindërve. Ekspertët sjellin disa praktika, të cilat ndihmojnë sjelljen e prindërve karshi fëmijës.

Ajo që fëmijët adhurojnë në verë është plazhi. Por përveç kënaqësisë së detit, fëmijët duhet të mbrohen nga vapa, të ushqehen mirë dhe të mbrohen nga sëmundje të ndryshme. Në këtë periudhë fëmijët humbasin shumë lëngje, kripëra, minerale e vitamina dhe për të pasur ekuilibër duhet të mos humbësh shumë kalori, shkruan Civitas.

Ekspertët kanë bërë me dije disa praktika se si të sillemi me fëmijët gjatë stinës së nxehtë?

1. Gjatë shfaqjes në diell fëmijët digjen më shpejt nga dielli, prandaj mos harroni ushqimet që përmbajnë betakaroten dhe vitaminë A. Një tjetër element i rëndësishëm gjithmonë është uji. Ai duhet pirë me shumicë.

2. Organizmi i të vegjëlve, ashtu si edhe ai i të rriturve ka nevojë për shumë lëngje, prandaj është thelbësore t’u jepni ushqime të pasura me ujë që ndihmojnë për të duruar më mirë të nxehtin dhe që japin energji të menjëhershme.

3. Sekreti është të ruani gjithmonë qetësinë dhe të kuptoni se cilat janë nevojat e organizmit të fëmijëve, ndaj zgjidhja është kjo: të ndryshoni ushqimet që i jepni zakonisht!

4. Kos frutash dhe akullore me bazë frute janë gjithashtu një zgjedhje ideale për fëmijët, janë të freskëta, kanë qumësht të pasur me kalcium dhe proteinë thelbësore në rritjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button