Zhdukja e gomones, Italia rinis kërkimet

Pala italiane ka rinisur kerkimet per gomonen e cila u zhduk naten e se henes me rreth 27 persona në bord.

Mengjesin e sotem rinisen kërkimet nga ajri qe u nderprene mbreme për shkak të errësirës.

Kërkimet që në këto 24 orë janë shtrirë nga Bari në Santa Maria di Leuca nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Sipas të gjitha mundësive, gomonia është nisur nga brigjet shqiptare. Këtë e ka konfirmuar edhe Komandanti i Portit të Brindisit, Xhuzepe Minotauro, i cili thotë se sinjali ka qenë i dobët dhe i largët, ndaj ai supozon se gomonia mund të ketë qenë ende në Shqipëri.

Minotauro thotë se në momentin që është dhënë sinjali “SOS” gomonia ka qenë në ujrat shqiptarë, përgjatë bregdetit. Zëri që kërkonte ndihmë ka qenë shumë i largët dhe i dobët, thekson ai.

“Ndoshta anija ndodhej ende në Shqipëri. Ne kemi kërkuar nga të gjitha anët që prej marrjes së sinjalit. Dikush ka dëgjuar të njëjtën thirrje edhe në sallën operative të Barit.”- shprehet Kapiteni për mediat në Itali.

“Ne po kërkojmë në 360 gradë, si në det ashtu edhe me anë të avionëve nga ajri, megjithatë, nuk kemi elementë të tjerë që mund të na vijnë në ndihmë për kërkimet. Nuk mund të spekullojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. Dëshmitë në dispozicion janë shumë të pakta”- thekson ai.

Dy anije te gatshme te Rojes Bregdetare shqiptare jane vene ne kerkim te nje saj, por operacioni i kerkimit nuk ka dhene rezultat.

Alarmi SOS eshte dhene mbremjen e djeshme nga gomonia, nderkohe qe kerkimet e rojes bregdetare nisen pas nje njoftimi dhene nga SAR i Romes ne Itali. Permes nje njoftimi per shtyp te Forcave te Armatosura behet me dije se megjithe kerkimet intensive nuk eshte gjetur ndonje gjurme e gomones.

“Sipas komunikimit me MRÇ Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”- thuhet ne njoftimin per shtyp./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button