Bentley Continental GT V8 S me 521 KF

Bentley ka prezantuar versionin më të fuqishëm “S” të modelit Continental GT V8 me ekstra 21 KF apo 16 KW.

Në janar të vitit të kaluar, Bentley pati lansuar në treg modelin Continental GT me motor 4.0 litra dhe 8 cilindra që prodhonte 500 KF. Por tani versioni “S” është ende më i fuqishëm, dhe sjell ekstra 21 KF që në total i bie të jetë 521 KF.

Kjo fuqi e madhe motorike i mundëson veturës të arrijë shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 4.5 sekonda, që e bënë për 0.3 të qindtat më të shpejtë sesa modeli standard, derisa shpejtësia maksimale është rritur nga 303 në 309 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button