“Vera e kulturës tetovare’ fillon me Kastriot Tushën

Nën patronazhin e komunës së Tetovës për herë të dytë këtë vit do të mbahet manifestimi kulturor vera e kulturës tetovare me tendencë që i njëjti të organizohet edhe në vitet në vijim dhe të bëhet manifestim kulturor tradicional i cili do të kënaq shijet artistike të qytetarëve, do të nxis kultivimin e potencialit kulturor, mendimin dhe debatin duke e bërë Tetovën një qendër kulturore dhe intelektuale siç i ka hije një qyteti universitar.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se “Vera e kulturës tetovare fillon sonte në Pallatin e kulturës me koncertin e Orkestrës së re të Tiranës me Kastriot Tushën dhe Eriona Gjyzelin”.

Dhjetë ditë resht në kuadër të këtij manifestimi, publiku tetovar do të mund ta ndjek koncertin e Filharmonisë së Kosovës, ekspozitën me punimet “Ebru”, ekspozitën e fotografive të qyteteve shqiptare nga viti 1830-1916, promovimin e librit “Diplomacia e “Ismail Qemalit ” të autorit Eqrem M. Zenelaj, prezantimin e filmave nga Festivali ndërkombëtar i filmit “TIFF ODA” , premierën e dramës “Vajza kuq e zi”.

Ftohen artdashësit që të marrin pjesë në tubimin tradicional në fshatin Gajre, ta ndiqni Mbrëmjen e poezisë dhe ekspozitën me temë “Motive Tetovare” në kompleksin Arabati Baba Teqe, dramën “Vdekja e nje njeriu nga Ballkani”, “Festivalin Shari këndon”, koncertin e sopranos Egzona Gërvalla, “Baskerfest-in”, natën e rrokut , Tingujt e diversiteteve për të përmbyllur manifestimin me promovimin e albumit të ri të rrok grupit “Elita 5 “.

Lajme të ngjashme

Back to top button