Shaqa ju falënderon
Xherdan Shaqiri i ka falënderuar fansat e tij pas fitores ndaj Ekuadorit. Superylli kosovar vazhdon të jetë i hapur me tifozerinë e tij, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook për falënderim.
“Faleminderit fansa prej krejt botës për përkahje” ka shkruar Shaqa në Facebook.
Shaqiri ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren e Zvicrës ndaj Ekuadorit.