Mehmedi shënon, Zvicra fiton

Admir Mehmedi është bërë futbollisti i parë shqiptarë që ka shënuar gol në Kampionatin Botëror që po mbahet në Brazil.

Shqiptari nga Gostivari ka shënuar gol për Zvicrën në ndeshjen ndaj Ekuadorit, e cila edhe e ka fituar me rezultat 2:1 në minutat shtesë me golin e Seferoviç.

Madje Mehmedi realizoi vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë. Shaqiri, Xhaka, e Behrami janë shqiptarët tjerë që kanë startuar për Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button