Shenjat e para se fëmija ka çrregullim të vëmendjes që vështirë zbulohet

Çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) është një çrregullim neurozhvillues që është gjithnjë e më i zakonshëm tek fëmijët dhe të rinjtë. Rezultatet tregojnë se ky çrregullim diagnostikohet tre herë më shpesh tek djemtë sesa te vajzat, transmeton Panacea.

Nuk është çdo herë e lehtë të dallosh simptomat e çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes, por siç thonë ekspertët, nuk është as e pamundur.

Ekzistojnë tre shenja paralajmëruese që tregojnë se një fëmijë mund të ketë ADHD, dhe ato janë:

  • Pakujdesi
  • Hiperaktivitet
  • Impulsivitet

“Këto tre simptoma zakonisht shfaqen tek fëmijët që kanë probleme me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Vështirë se mund të përqendrohen në një detyrë të caktuar, janë tepër ltë lëvizshëm dhe hiperaktivë, si dhe janë të prirur për të marrë vendime impulsive”, shpjegojnë psikologët.

Ka shenja të tjera që tregojnë për ADHD tek fëmijët, të tilla si humbja e lehtë e kontrollit mbi emocionet, përplasja me të tjerët dhe tendenca për të dëmtuar veten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button