Inter dhe Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze Manchester City ka arritur që ta sigurojë vendin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e sotme ndërmjet Manchester City dhe Bayern Munchen përfundoi me rezultat 1:1, mirëpo në ndeshjen paraprake klubi anglez kishte fituar me rezultat 3:0, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City do të përballet me klubin spanjoll Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.

Derbi i qytetit të Milanos do të luhet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Milani të martën e eliminoi Napolin, kurse Interi një ditë më pas, barazoi me Benfican portugeze, por shkon tutje. Interi të mërkurën mbrëma barazoi me rezultatin 3:3 në “San Siro”, ndërsa kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:3, pas fitores 2:0 në Portugali. Nicolo Barella në minutën e 14-të shënoi për epërsinë e parë të “nerazzurrëve”.

Në minutën e 38-të, shifrat i barazoi Fredrik Aursnes. Lautaro Martinez në pjesën e dytë në minutën e 65-të shënoi për 3:1, kurse Joaquin Correa shënoi golin e qetësisë për 3:1.

Antonio Silva i mysafirëve, katër minuta para fundit, realizoi për 3:2, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Petar Musa, në minutën e pestë të kohës shtesë. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 9 maj, ndërsa ajo kthyese më 16 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button