Dënim përjetë për rusët që dalin kundër sistemit, parlamenti rus voton pro projektligjit

Rusia po shkon drejt të përshkallëzimit të ligjit lidhur me ato që i cilëson si tradhtarë të lartë të kombit. Parlamenti rus votoi këtë të hënë pro një projektligji që parashikon burg të përjetshëm për tradhti të lartë, raporton VizionPlus.

Aktualisht, dënimi maksimal për tradhti të lartë në Rusi është 20 vjet burg.

Sipas projektligjit, sipas nenit të tradhtisë së lartë, shtetasit rusë dënohen për ndarjen e sekreteve shtetërore me vende të huaja, organizata ose përfaqësues të saj, ku përfshihet spiunazhi dhe ofrimi i ndihmës financiare, logjistike, këshillimore ose të tjera në aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse.

Projektligji u propozua më 7 prill, përpara se kritiku i Kremlinit Vladimir Kara-Murza një shtetas i dyfishtë ruso-britanik të dënohej me 25 vjet burg pasi një gjykatë në Moskë e shpalli atë fajtor për tradhti, diskreditim të ushtrisë dhe pjesëmarrje në aktivitetet e një organizim i padëshirueshëm. Kara-Murza kishte dënuar publikisht luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button