Ministria e ekonomisë do u jep para të gjithë të rinjve me ide biznesi

Sipërmarrësit e rinj që kanë ide për biznes, mund të aplikojnë për ndihmë financiare nga Ministria e Ekonomisë deri më 15 gusht. Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Saraçini pas përfundimit të trajnimit të të rinjëve për realizimin e ideve të tyre për biznes. Deri më tani kanë konkurruar 106 sipërmarrës të rinj prej të cilëve shumica student  në fakultetet e ekonomisë dhe inxhinierisë.

Tre më të mirëve do tu ndahen fonde për realizimin e projekteve kurse të tjerët do të kualifikohen para kompanive të cilat do të përzgjedhin edhe ndonjë ide për realizim.
“Biznes ideja më e mirë, biznes plani më i mirë i cili do të zgjidhet nga ana e komisionit profesionist në ministrinë e Ekonomisë,  do të fitoj vauçer me vlerë prej 330 mijë denarë. Ideja më e mirë e dytë e cila do të rangohet nga e komisionit do të fitoj vauçer me vlerë prej 230 mijë denarë dhe ideja e tretë më e mira do të fitoj vauçer me vlerë prej 140 mijë denarë. Mirëpo të gjitha idetë e tjera të cilat do të prezantohen në ministrinë e Ekonomisë , do të kenë mundësi ekskluzive që idetë e tyre ti  prezantojnë edhe  para komunitetit të biznesit me çka fitojnë të drejtën ekskluzive që idetë e tyre ndoshta në një afat të shkurtër të implementohen edhe në një ndër kompanitë më të suksesshme në Maqedoni”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button