Kryeministri britanik dhe Zelenskyy diskutojnë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike diskutuan për përshpejtimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga një zëdhënës i zyrës kryeministrore “Number 10”, thuhet se dy liderët diskutuan për situatën e fundit në fushën e betejës dhe se kryeministri britanik ka mirëpritur përpjekjet e forcave ukrainase në Bakhmut.

Në bisedë Sunak ka diskutuar edhe ngjarjen lidhur me prerjen e kokës së një ushtari ukrainas e cila është paraqitur në median sociale ditët e fundit. Ai ka thënë se videoja është e tmerrshme dhe se duhet të kërkohet llogari nga përgjegjësit.

“Liderët biseduan për përshpejtimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Kryeministri Sunak tha se Britania dhe aleatët e saj duhet të vazhdojnë të sigurojnë që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm për të zhvilluar sukseset që ajo ka arritur në fushën e betejës kohën e fundit. Sunak tha se në këtë përfshihet edhe rritja e ndërveprimit në afat të shkurtër dhe të gjatë me NATO-n”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button