OpenAI shpërblen ata që gjejnë probleme në ChatGPT
OpenAI lançoi një program shpërblimi duke inkurajuar ekspertët e sigurisë kibernetike dhe anëtarë të komunitetit të zbulojnë probleme në shërbimet AI të kompanisë përfshirë ChatGPT, raporton PCW.
Shpërblimet fillojnë nga 200 dollarë dhe shkojnë deri në 20 mijë dollarë për zbulime të mëdha dhe mund të raportohen përmes platformës Bugcrowd.
Nga programi i shpërblimit përjashtohen tentativat për ti bërë jailbreak ChatGPT ose përdorur për të gjeneruar kod ose tekst të dëmshëm.
Me jailbreak OpenAI nënkupton skenarë ku sistemi inkurajohet të kapërcejë filtrat e tij të sigurisë duke e bëtë ChatGPT të shndërrohet në keqbërës.
OpenAI thotë se probleme të tilla nuk përfshihen në programin e shpërblimit sepse nuk janë gjëra që mund të rregullohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Edhe pse jailbreak demonstron problemet e mëdha të sistemeve AI, ato janë më pak problem i OpenAI krahasuar me dështimet e zakonshme të sigurisë. Për shembull muajin e kaluar një haker njohur si rez0 arriti të zbulonte 80 shtojca sekrete për API e ChatGPT të cilët ende janë eksperimentale dhe të pa lançuara.
Kompania thotë se adresimi i problemeve të tilla kërkon qasje të gjerë dhe kërkime substanciale.