Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan dy tërmete 3 dhe 2 ballë
Mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut e kanë dridhur dy tërmete me magnitudë 3 dhe 2.1 ballë. Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11, transmeton Portalb.mk.
Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave-Matematikore, dy tërmetet 70 kilometra në juglindje të Shkupit, me epiqendër në zonën Sveti Nikollë – Shtip.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.