Policia angleze “u heq nga duart” 1.65 milion paund katër shqiptarëve

Katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë u burgosën pasi policia angleze zbuloi fermën e tyre të kanabisit, raporton TCH. Një fabrikë droge me vlerë 1.65 milion paund ishte ngritur brenda një ndërtese ish-strehimi studentore të shekullit të 18-të në Fenham, Newcastle.

Kriminelët e kishin shndërruar strukturën me tulla të kuqe, e cila u ndërtua në vitet 1700, në një fabrikë kanabisi, e aftë për të prodhuar sasi, ndërsa gjatë procesit i shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Në Gjykatën në Neëcastle u dhanë detaje se ndërtesa kishte 200 dhomam, të cilat ishin përshtatur ilegalisht në një “strukturë shumë profesionale dhe të sofistikuar”.

Ferma e kanabisit kishte zona kultivimi në tre kate dhe dhoma të veçanta banimi për ata që kujdeseshin për të. 3265 bimë u sekuestruan në prill të vitit të kaluar.

Katër shqiptarët, të cilët kishin udhëtuar ilegalisht në Britaninë e Madhe, u kapën në ndërtesë.

Kur ata dolën para gjykatës, trupa dëgjoi se ata kishin udhëtuar në Britani me shpresën për të gjetur punë.

Albri Deraj, 22 vjeç, Ilir Çela, 34, Mario Qosja, 37 vjeç dhe Aurel Barperrja, 41 vjeç, të gjithë pa adresë fikse, të gjithë pranuan se prodhonin kanabis. Në shkurt, ata u burgosën me 28 muaj secili.

Prokurorët pranuan që të katërt, të cilët nuk kishin precedentë penalë, ishin kopshtarë dhe vepronin nën udhëzimet e të tjerëve. Sipas medias britanike, ata do të deportohen pasi të kenë kryer dënimin me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button