Macron, von der Leyen dhe marrëdhëniet BE-Kinë

Në takimin me presidentin kinez Xi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh kundër dërgimit të armëve në Rusi. Von der Leyen tha më pas për gazetarët se ajo po llogarit që Kina të mos i vërë në dispozicion Rusisë asnjë pajisje ushtarake “direkt ose indirekt”. Armatosja e agresorit është kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet tona. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të madhe, transmeton DW.

Duke ju referuar luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, von der Leyen i bëri  gjithashtu thirrje presidentit Xi Jinping që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ursula von der Leyen tha se e vlerëson si “shenjë pozitive” premtimin e kreut të shtetit kinez se do ta bënte një gjë të tillë sapo të ishte koha e duhur.

Von der Leyen flet për pabarazitë në marrëdhëniet BE-Kinë

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, e cila javën e kaluar u shpreh gjatë një konference në Bruksel pro një qëndrimi më të ashpër të BE-së ndaj Kinës, mbeti e vendosur edhe pas takimeve të saj me Presidentin Xi dhe zyrtarë të tjerë kinezë në Pekin.

Në një takim tripalësh me presidentin francez Macron dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ajo tha se nuk e sheh “shkëputjen nga Kina” si një strategji të zbatueshme ose të dëshirueshme për zbutjen e marrëdhënieve Kinë-BE.

Por ajo paralajmëroi se ka një sërë rreziqesh dhe çekuilibërash kritikë në marrëdhëniet ekonomike mes BE-së dhe Kinës për të cilat duhet folur. Marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës kanë qenë të ftohta që nga viti 2021, kur ngecën negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet (CAI), e cila synonte të sillte përfitime për të dyja palët.

Joerg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE-së në Pekin, i cili u takua me von der Leyen para takimeve të saj me zyrtarët kinezë, tha për DW se ratifikimi i CAI-t ishte kyç për kompanitë kineze pasi ato do të përfitonin prej kësaj marrëveshjeje. Por ai tha se objektivi kryesor për Ursula von der Leyen ishte aktualisht përmendja e disbalancave tregtare në një fushë gjeopolitike të minuar.

“Evropianët i duan produktet kineze dhe shitjet e mallrave kineze në tërësi kanë qenë të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar Kina dërgoi 6.4 milionë kontejnerë në Evropë, ndërsa BE dërgoi vetëm 1.6 milion kontejnerë në Kinë,” tha ai, duke shtuar se investimet e BE-së në Kinë kishin rënë me 50%.

Von der Leyen i pranoi këto çështje dhe u tha gazetarëve pas takimit të saj me Xi se ajo kishte bërë thirrje për rifillimin e dialogut ekonomik BE-Kinë. Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Xi tha se Kina dhe BE-ja duhet të krijojnë mirëkuptim “korrekt” të ndërsjellë dhe të shmangin keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara.

Tensionet në ngushticën e Tajvanit

Vizita e von der Leyen dheMacronu zhvillua jo vetëm në një kohë që zhvillohet lufta në Ukrainë, por edhe në një kohë tensionesh në ngushticën e Tajvanit.

“Stabiliteti në ngushticën e Tajvanit është i një rëndësie të madhe,” u tha von der Leyen gazetarëve, duke nënvizuar se askush “nuk duhet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme status quo-në me kërcënimin e forcës në këtë rajon dhe tensionet duhet të zgjidhen përmes dialogut”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button