Misioni im në jetë

Në vend se të jetojmë me pritshmëri dhe imagjinata, është më mirë të caktojmë veti misionare dhe shpresuese në këtë jetë. Një përkujtim i shpeshtë i tyre do të na ndihmonte ta ripërtërijmë qëllimin tonë.

Do ta kërkoj kënaqësinë e Allahut më shumë se çdo gjë
Do ta kujtoj sinqeritetin gjatë gjithë kohës
Do ta mësoj përmendsh Librin e Allahut
Do t’i shtoj dijet për fenë
Do të fokusohem në përmirësimin dhe shërimin e zemrës
Do ta zhvilloj forcën time fizike emocionale
Do të shkoj në xhami pak para se të thirret ezani
Do të jap lëmoshë çdo ditë
Do të kërkoj shpërblim nga Allahu për harxhimet që bëj në familje
Do të kërkoj shpërblim nga Allahu për të gjitha veprat e mia
Do të kem sukses fillimisht në shtëpi
Nuk do të bëj pazar dhe kompromentoj me fenë time
Do të konsultohem me të tjerët
Do t’i shfajësoj ata që mungojnë
Do të dëgjoj të dy palët para se të jap mendim
Do të imagjinoj vetën të jem në pozitë të personit me të cilin flas; kështu që mund t’i ndjej dhe ndaj ndjenjat e tij.
Nuk do të hakmerrem dhe inatosem për sa i përket anës sime
Nuk do ta shoh vetën superior mbi të tjerët
Gjithmonë do të jem pozitiv dhe konstruktiv
Do të planifikoj dhe do të shkruaj për punën e së nesërmes
Do të dëgjoj dy herë, sa kohë që edhe flas
Do t’ju dëshiroj sukses të tjerëve
Do të kem kujdes nga gabimet dhe të përfitoj kur të bie në to
Do të përpiqem të jem i rregullt dhe i organizuar si njeri dhe në punën time do të jem i hareshëm, i qeshur dhe me humor
Të gjitha aftësitë dhe përpjekjet do t’i koncentroj në detyrën që kam
Do t’i zhvilloj shkathtësitë
Do t’u përmbahem prioriteteve në të gjitha detyrat e mia
Nuk do të marr përgjegjësi për atë që nuk jam përgjegjës
Nuk do ta fajësoj situatën
Do të fokusohem në atë se çfarë më përket mua
Do të provoj, do të mësoj; asgjë nuk do të më ndal nëse do Allahu

Nuk e marr me mend që ndonjëri është i sigurt nga lëndimet e të tjerëve; prandaj, do ta ruaj energjinë dhe kohën time nga bisedat e tyre (biseda që nuk më sjellin dobi), dhe biseda e tyre nuk do të ketë peshë tek unë përveç asaj që është e dobishme apo që shfaqë përmirësim të mangësive.

Autor: Dr. Yahya al-Yahya
Përktheu: Safet Pllana
islamicfinder.org

Burimi: Islamgjakova.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button