Inspektorët për një javë kanë kryer mbi 500 kontrolle duke shënuar dënime në vlerë mbi 6.5 milionë denarë

Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën prej 20 deri 26 mars ka kryer mbi 500 mbikëqyrje inspektuese në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton MIA.

“Janë lëshuar mbi 180 urdhërpagesa penale me vlerë mbi 6,5 milionë denarë, prej të cilave 125 urdhërpagesa penale sipas Ligjit për tregti, 42 urdhërpagesa penale sipas Ligjit për veprimtari hotelierike, 26 urdhërpagesa penale sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, 100 urdhërpagesa penale sipas Ligjit për disiplinë financiare, 20 urdhërpagesa sipas Ligjit për energjetikë”, kumtoi Inspektorati shtetëror i tregut.

Janë kryer mbi 130 mbikëqyrje inspektuese sipas Vendimeve për kushte të posaçme për tregti të disa mallrave të caktuara, të miratuara nga ana e Qeverisë. Janë konstatuar gjashtë shkelje, për çka janë lëshuar urdhërpagesa penale me vlerë prej mbi 754.000 denarë.

“Si institucion do t’i angazhojmë të gjitha resurset në dispozicion për veprim dhe zbatim të rregullativave ligjore, prej të cilave dalin kompetencat tona. Inspektorati i tregut vazhdimisht kryen mbikëqyrje dhe vepron në pajtim me ligjet, planin vjetor dhe strategjik për punë. Në mënyrë shtesë, krahas kontrolleve të rregullta, vepron edhe sipas paraqitjeve të parashtruara nga qytetarët dhe u ndihmon për çdo pyetje lidhur me kompetencat tona. Ligjet do të vlejnë njëjtë për të gjithë, pa selektim, ndërsa çdokush që nuk do t’i respektojë, do të sanksionohet. Mbikëqyrjet bëhet vazhdimisht, ndërsa inspektorati i tregut funksionin me kapacitetin e tij të plotë”, thuhet në kumtesën e ISHT-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button