Ministrja gjermane nesër do të jetë në Maqedoninë e Veriut

Maqedoninë e Veriut nesër do ta vizitojë ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok, e cila pritet të realizojë takim me presidentin Stevo Pendarovkin, shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, kryeministrin Kovaçevski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe përfaqësuesit e opozitës, transmeton Portalb.mk.

“Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 23 mars 2023”, raportoi Ministria.

Raportohet që temë e takimit do të jetë procesi eurointegrues dhe raportet brenda NATO-s.

“Bisedimet ndërmjet dy ministrave do të fokusohen në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, ndër të tjerash edhe në ndryshimet e ardhshme kushtetuese, si angazhimi ynë për vazhdimin e procesit të negociatave me Unionin.  Si tema të bisedimeve do jenë edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve me theks në bashkëpunimin e pasur ekonomik, kryesimin tonë me OSBE-në dhe bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s në dritën e arkitekturës së lëkundur evropiane të sigurisë”, sqaroi Ministria.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme kumtoi se fokusi kryesor në bisedime do të jetë inkuadrimi i vendit në BE, ndërsa posaçërisht nevoja për ndryshime kushtetuese si hap i domosdoshëm drejt Unionit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button