Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është marrëveshja më e mirë në dispozicion”.

“Është një marrëveshje e përkohshme, dhe SHBA-ja qëndron fuqishëm prapa saj dhe me një pozicion që e kemi mbajtur prej vitesh, se presim një marrëveshje përfundimtare, me njohjen reciproke në qendër. Ky është objektivi. Kjo na çon shumë më afër tij”, tha Hovenier, transmeton REL.

Ai tha se gjasat për njohje reciproke tani “nuk janë shumë të mëdha”, për shkak të qëndrimit të Serbisë, por kujtoi se plani i BE-së është i përkohshëm.

Ai i bëri komentet në një takim me gazetarë, të mërkurën në Prishtinë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar në parim planin e BE-së, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, por angazhimin e palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button