RMV, deri më 15 maj mund të aplikohet për botimin e teksteve shkollore në fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 15 maj do të pranojë aplikime nga të interesuarit për Konkursin për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar, transmeton Portalb.mkPortalb.mk.

“Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë të ripërpunuar artistikisht dhe grafikisht dhe me redaktim gjuhësor (3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitur sipas planit dhe programit mësimor për klasën, lëndën përkatëse dhe Konceptin për një tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm”, sqarojnë nga Ministria.

Konkursi është i hapur për lëndën e Matematikës dhe Shkenca e Natyrës për klasën e gjashtë, ndërsa materialet duhet të dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Autorët dorëzojnë dorëshkrime për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik”, theksohet në Konkurs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button