U largua nga lista e sanksioneve të BE-së nëna e mikut të ngushtë të Putin

Nëna e Yevgeny Prigozhin, aleatit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, njëherazi shefi i grupit të mercenarëve të Wagner, u përjashtua të mërkurën nga lista e sanksioneve të Bashkimit Evropian, raporton EN.

Vendimi u mor nga Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian, e cila hoqi sanksionet e BE-së, që fillimisht ishin vendosur për herë të parë pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014

Sanksionet përfshinin ndalim të udhëtimeve dhe ngrirjen e mundshme të aseteve të personave të përfshirë në veprimet e Moskës.

Violetta Prigozhina iu shtua gjithashtu listës së sanksioneve më 23 shkurt të vitit të kaluar, një ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. Ajo u fut në listën e sanksioneve së bashku me anëtarët e Qeverisë ruse, bankat, biznesmenët dhe ligjvënësit.

“Pavarësisht se Yevgeny Prigozhin është përgjegjës për veprime që kanë cenuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, lidhja e zonjës Prigozhina me djalin e saj, e cila u krijua në kohën e miratimit të masave kufizuese, bazohet vetëm në marrëdhënien e tyre dhe për rrjedhojë nuk mjafton për të justifikuar përfshirjen e saj në masat kufizuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button