24 vepra artistike nga 24 krijuese do të ekspozohen në Tetovë

Në qytetin e Tetovës do të mbahet ekspozita “Muzat bashkëkohore” në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ekspozitë e cila do të mbahet nesër duke filluar prej orës 18:30, transmeton Portalb.mk.

“Në Qendrën për Kulturë “Iljo Anteski – Smok”, nesër, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në ora 18:30 do të hapet ekspozita kolektive “Muzat bashkëkohore” nga Shoqata e artistëve figurative në qytetin e Tetovës”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Ekspozita do të përbëhet nga 24 vepra artistike si piktura, grafika dhe fotografi digjitale. Veprat janë përgatitur nga 24 anëtare të shoqatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button