Misioni i OSBE-së në Shkup nënshkroi Memorandum mirëkuptimi KShPK-në

Me qëllim të përmirësimit të politikave dhe veprimeve kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, transmeton Portalb.mk.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Misioni do të ofrojë ndihmë për zbulimin dhe adresimin e rreziqeve të korrupsionit, promovimin e politikave kundër korrupsionit të bazuara në prova, si dhe forcimin e sistemit të integritetit të Maqedonisë së Veriut.

“Përmes partneritetit tonë me Komisionin, ne duam të forcojmë mekanizmat parandalues duke rritur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit. Ne besojmë në një shoqëri të drejtë ku integriteti individual dhe kualifikimet personale janë të vetmit faktorë përcaktues,” tha Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Marrëveshja e nënshkruar sot bazohet në bashkëpunimin e gjatë ndërmjet Misionit dhe KSHPK-së. Misioni ndihmoi në prezantimin e sistemit të ri të integritetit përmes Ligjit të ri për Parandalimin e Korrupsionit, një mekanizëm që siguron sjellje etike nga zyrtarët, përfaqësuesit e zgjedhur, si dhe stafi administrativ në sektorin publik.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup ka qenë një partner i rëndësishëm për Komisionin dhe organet e tjera nacionale në luftën kundër korrupsionit. Besoj se së bashku mund të kontribuojmë në zvogëlimin e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet duke forcuar integritetin dhe përmirësimin e legjislacionit vendas”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button