Me donacion nga ‘TIKA’ nis rikonstruimi i shkollës të fshatit Skudrinjë

Në suazat e projektit të Agjencionit turk për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA” në fshatin Skudrinjë, komuna e Mavrovo-Rostushit, do të rikonstruohet në tërësi i gjithë objekti i shkollës fillore “Bllazhe Koneski”. Me marrëveshtjen e nënshkruar nga ana e koordinatorit të ,, TIKA,, për Maqedoninë, Mehmut ?evik dhe kryetarit të komunës së Mavrovo-Rostushit, Mukrem Mehmedi, planifikimi i rikonstruimit do të mbaron për 45 ditë.

,,Aktivitetet punuese që do të vazhdojnë gjatë atyre ditëve parashikojnë rikonstruim të përgjithshëm të shkollës, ndërrim të dritareve, dyerve, çatisë së objektit, pra të gjitha objektet ku mësojnë nxënësit prej në  klasë të parë, rregullim të oborrit dhe fasadë të re,, -tha Mehmedi.

Amzo Ahmedovski, drejtori i shkollës “Bllazhe Koneski” në emër të nxënësve dhe prindërve falënderoi TIKA si dhe kryetarin Mehmedi për gjestin human dhe punën e devotshme të tyre” .Me përmirësimim e kushteve në shkollë do të ketë edhe rezultate më të mëdha si dhe sistem më të sofistikuar që u nevojitet nxënësve,,- nënvizoi Ahmedovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button