Aksidenti me trenat ne Greqi, MPJ: Deri tani nuk ka të dhëna për të vdekur apo të lënduar nga RMV

Në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor, i ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit Larisa në Greqi, deri më tani as në Ministri dhe as në Përfaqësitë diplomatike konsullore nuk ka ardhur informacion se mes të vdekurve apo të plagosurve në aksident ka edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga MPJ, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim me autoritetet kompetente në Greqi, nga ku presim informacione zyrtare për situatën rreth aksidentit tragjik. Ministria mbetet e hapur për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve tanë, të cilët për çdo arsye të shkaktuar nga aksidenti kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Ju informojmë se kontaktet tona janë të hapura 24 orë dhe janë në dispozicion tre numra telefoni të misioneve tona diplomatike në Greqi: +30 6655191321 në Athinë; +30 6987200410 në Selanik; si dhe numrin e telefonit SOS të MPJ-së në Shkup +38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kujtojmë se një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button