Panairi i parë i artit baskëkohor Partisima Shkup

Nëntëdhjetë artistë do të prezantohet në panairn e parë për art bashkëkohor “Partisima Shkup”, që do të mbahet sot në Qendrën kulturore rinore.

Panairi është në organizim të shoqatës civile për promovim dhe mbështetje të kulturës “Kontineo 2020” në bashkëpunim me organizatën partnere YLDA (Youn People for Local Development Association) nga Torino, Itali.

Krahas shfaqjeve artistike, programi përfshin edhe koncerte muzikore me performancë të muzikantëve nga Italia dhe Maqedonia, disejn dhe stoli, projeksione, punëtori, prezantime, performanca artistike dhe përmbajtje të tjera. Në Partisima Shkup do të prezantohen autorë nga Italia, Franca, Greqia, Mali i Zi dhe shtete të tjera.

Pas hapjes, ekspozita do të jetë e hapur për opinionin prej orës 10 deri në orën 22 të shtunën dhe të dielën.

Dhjetë autorët më të mirë do të kenë mundësi t’i prezantojnë veprat e tyre në partisima në Torino në nëntor të këtij viti.

Partisima Shkup është realizuar me mbështetje financiare nga Oda Ekonomike e Torinos dhe mbështetje institucionale nga Qendra kulturore rinore dhe qytetet Torino dhe Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button