Gir: Mbi 2 milionë nxënës u larguan nga Ukraina pa mundësinë për të përfunduar arsimin e tyre

Dje më 24 shkurt 2023, u bënë një vit që kur Rusia filloi luftën e saj brutale të agresionit kundër Ukrainës. Me këtë rast, Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme mbajtën një ngjarje në Europe House në Shkup, e cila kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndikimin e luftës në Ukrainën dhe popullin e saj.

Ngjarja u hap nga shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori David Geer dhe Larysa Dir, ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut. Fokusi i diskutimit, i moderuar nga Luka Paviçeviq, kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, ishte mbi vështirësitë me të cilat përballen nxënësit dhe studentët ukrainas, të cilëve u shkelet e drejta për arsim, demokraci dhe paqe. Rezoluta për shprehjen e solidaritetit dhe kërkimit të veprimit në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë (miratuar nga Byroja Organizative e Unioneve të Shkollave Evropiane në dhjetor 2022) u prezantua nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

“Më shumë se 2 milionë nxënës janë larguar nga vendi për shkak të agresionit të madh të armatosur, të forcave ushtarake të Federatës Ruse. Në fillim të vitit shkollor 2022/2023, rreth gjysmë milioni fëmijë ukrainas u regjistruan në sistemet arsimore në BE. Më shumë se 2.700 shkolla u dëmtuan. Rrjedhimisht, nxënësit refugjatë nuk mund të kalojnë provimin e pjekurisë (вступні на бакалаврат) provim bazuar në sistemin arsimor të Ukrainës”, deklaroi ambasadori Gir.

Komisioni Evropian dhe Qeveria e Ukrainës kanë nënshkruar një paketë mbështetëse prej 100 milionë euro për rindërtimin dhe rehabilitimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga lufta e madhe agresive Ruse, kundër Ukrainës. Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, 240 autobusë shkollorë u blenë nga BE-ja për të çuar fëmijët ukrainas në shkollë, në mënyrë të sigurt. Dhe të tjerë, po vijnë.

Pasojat më të gjera të luftës u pasqyruan gjithashtu gjatë ngjarjes, përmes shfaqjes së dokumentarit të Tomasz Grzywaczewski “Wymazać Naród” | “Erase the Nation” (falë Ambasadës së Polonisë) dhe përmes ekspozitës së fotografive të zgjedhura nga Ukraina, të gazetares dhe korrespodentes së luftës, Kristina Atovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button