Një vit nga fillimi i pushtimit rus, negociatat dhe pajtimi nuk janë në horizont, ndërsa 75% e rusëve mbështesin luftën

Për Rusinë, ky ishte një vit i bombardimeve dhe rrethimeve shkatërruese. Ukraina u përgjigj me rezistencë të ashpër, kundërsulme befasuese dhe sulme të papritura. Një vit pas fillimit të pushtimit, i cili mori dhjetëra mijëra jetë, të dyja palët po përgatiten për një fazë potencialisht edhe më shkatërruese, transmeton Portalb.mk.

Rusia kohët e fundit ka rritur përpjekjet për të kapur rajonin lindor të Donbasit, ndërsa aleatët perëndimorë po ndihmojnë Kievin të nisë një ofensivë më të gjerë dhe më ambicioze diku përgjatë frontit 1000 km të gjatë. Për këtë qëllim, Ukraina pret tanke moderne dhe armë të tjera.

Ajo që nuk është në dukje janë negociatat dhe zgjidhja e konfliktit, i cili vetëm sa po thellohet dhe intensifikohet. Putini është i vendosur të përmbushë qëllimet e tij, ndërsa Ukraina nuk heq dorë nga asnjë territor i saj.

Ekspertët paralajmërojnë se konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore mund të zvarritet me vite dhe mund të çojë në një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Kur nisi “operacionin special ushtarak” një vit më parë, Putin priste ta përfundonte shpejt dhe pa probleme, ndërsa forcat e tij nuk kanë mundur ta përvetësojnë Bakhmutin, rëndësia strategjike e të cilit është vënë në pikëpyetje, për gjashtë muaj. Në luftimet në Ukrainën lindore, të dyja palët po përdorin municione në një nivel që nuk është parë në dekada.

Megjithëse Perëndimi dhe Ukraina presin një ofensivë të gjerë pranverore ruse, edhe analistët me ndikim rusë besojnë se kjo do të ishte katastrofike për Rusinë.

“Çdo ofensivë në shkallë të gjerë do të sjellë shpejt dhe në mënyrë të pashmangshme humbje të mëdha dhe do të shterojë burimet e grumbulluara në mobilizim,” tha Igor Strelkov, ish-oficeri rus që udhëhoqi forcat separatiste në Donbas.

Në të njëjtën kohë, analisti ushtarak ukrainas Igor Zhdanov beson se Ukraina do të jetë gati për një kundërsulm vetëm në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Nëse forcat ukrainase arrijnë në bregun e Detit Azov, kjo do të anulojë të gjitha sukseset ruse”, thotë Zhdanov.

Ka shumë skenarë se si mund të përfundojë lufta, ndërsa me gjasë askush nuk do të mbizotërojë në fushën e betejës dhe nuk do të ketë paqe formale për një kohë të gjatë. Putin nuk ka ndërmend të dorëzojë territoret e pushtuara deri më tani, gjë që e theksoi së fundmi kur tha se Rusia po lufton për kufijtë e saj historikë. Gjithashtu, pavarësisht nga viktimat të mëdha, lufta e tij mbështetet ende nga 75% e rusëve, tregoi një sondazh muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button