Kritika alarmante nga Antikorrupsioni dhe Revizioni: S’kemi profesionistë, partizimi dhe nepotizmi po na shkatërrojnë

Krerët e Komisionit për Parandalimit të Korrupsionit dhe Entit Shtetëror të Revizionit, Biljana Ivanovska dhe Maksim Acevski, sot gjatë pjesëmarrjes së tyre në tryzenë e rrumbullaktë “Përballja strategjike me sfidat e ardhshme kundër korrupsionit” kanë ngritur alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut në luftën kundër korrupsionit. Ata theksuan se pavarësisht raporteve të tyre, institucionet nuk ndërmarrin masa, ndërkaq ka mungesë të profesionistëve, pasi që ata kanë ikur, ndërkaq në vend të tyre punësohen militantë partiak pa arsimim përkatës, njofton Portalb.mk.

“Nuk kemi zhvillim në faktorin njeri, në aspektin e zhvillimit të vetëdijes. Gjendja faktike është se pavarësisht cila parti politike është në pushtet dhe sa vite qëndron, vazhdon me atë zhvillim të faktorit njeri. Arsyet për këtë i kemi folur disa herë, ndikimi i madh politik në shtet dhe përzierja e politikës në çdo fushë e jep rezultatin e tij. Sa më shumë që themi që të hiqet ndikimi politik, që të largohet nga profesionalizimi dhe t’i lë institucionet të funksionojnë, aq më shumë rritet ndikimi politik. Të gjithë jemi dëshmitarë të pazareve politike për strukturën e lartë udhëheqëse, derisa me vite angazhohemi që të miratojmë zgjidhje ligjore që do ta rregullojë këtë fushë. Të gjithë jemi dëshmitarë të formave të nepotizmit, kronizmit, klientelizmit gjatë punësimit dhe normalisht ndikimit, dhe assesi të ndalojë ajo”, tha Ivanovska.

Ajo shtoi se prej vitit 2022 shkruajnë për kanalet nëpërmjet cilës punësohen militantët partiak, pra nëpërmjet marrëveshjeve në vepër, agjencive për punësime të përkohshme, transformimit të vendit të punës, por shteti asgjë nuk ka ndërmarrë. Sipas saj, kemi gjendje paradoksale ku çdoherë themi për çdo institucion mungojnë kuadro profesional, ndërkaq nga ana tjetër kur ta marrim numrin e përgjithshëm kemi mbipunësim në administratën publike.

“Mendoj se koha përfundimtare ka kaluar dhe ne më nuk jemi në rezervë të kuqe, por se di çfarë rezerve jemi, mendoj se vetëm natyra mund të na vetëdisojë, siç ndodhi për fat të keq në Turqi ku pamë shembull se dikush që i ka respektuar standardet dhe dispozitat ka mbetur i paprekur nga ndikimi i natyrës. Nuk e di si mund të funksionojë shtet ligjor në të cilin duhet të legalizohen objektet e ndërtuara pa leje. Nëse u lihet hapësirë profesionistëve mund të shkojmë përpara. Duhet edhe psikika dhe narrativi të ndryshohet, fëmijët që prej të vegjël thonë se çfarë do të bëjë në këtë shtet. Ndjenja që çdokush mund të kontribuojë në këtë shtet duhet të rikthehet”, tha Ivanoska.

Foto nga tryeza e rrumbullatë: IDSCS
Foto nga tryeza e rrumbullakët: IDSCS

Kreu i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski, gjatë fjalimit të tij tha se Maqedonia e Veriut nuk ka laborator të akredituar për kontrollin e përbërjes së mineraleve që i shfrytëzojnë koncesionuesit dhe kjo mund të përdoret të përfitojnë individë të caktuar.

“A nuk është kjo korrupsion? A nuk është kjo mundësi për pasurimin e individëve të caktuar dhe në vend që të paguajë për mineralet e zinkut dhe bakrit ose arit dhe bakrit, paguan vetëm për mineralin e bakrit? Sa vite duhet të kalojnë që ne të bëjmë laborator të akredituar? A ka llogaritur dikush se sa para na rrjedhin prej shtetit në xhepa privat në llogari të kësaj që ne nuk kemi laborator të akredituar? Ne nuk mundemi të detyrojmë dikë që të veprojë sipas rekomandimeve tona. Për atë ne i dorëzojmë deri te Prokuroria, Antikorrupsioni, zëvendëskryeministri, Kuvendi e kështu me radhë. A e ka lexuar dikush raportin vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit? Unë duhet të paraqitem që dikush ta lexojë? Po nuk duhet të lus. Puna ime është që të kemi cilësi në punë, të krijoj raport vjetor cilësor, ndërkaq obligim i deputetëve ta shqyrtojnë dhe miratojnë dhe t’i urdhërojnë subjektet që të marrin masa për gjendjet e konstatuara”, tha Aveski.

Flasim për mungesë të resurseve njerëzore, por normalisht se do të na ikin, shtoi Acevski

“Njerëz, mbetëm pa të punësuar TI. Nuk mundeni që në institucione të keni mungesë të kuadrit të tillë, nuk mundet që të paguajnë 25.000 denarë. Paga e programuesve që punon në kompani private në Perëndim është prej 5 deri në 10 mijë euro. Djali im është programer, dhe a e dini sa është paga e tij? 3 herë më e madhe se e imja. Luan me mua, çfarë fitova unë? Rritje tensioni, diabet, humba shëndetin, prisha reputacionin e familjes, pasi që çdo budalla nëpër portale shkruan për atë që është e vërtetë dhe nuk është. Dhe themi se nuk mund të miratojmë ligj për rregullimin e portaleve, nuk duam, jo që nuk mundemi. Flasim për transformim digjital – ore çfarë transformimi digjital, mendoni se kompjuterët dhe aplikacionet softuerike do të punojnë vet? Pa njerëz nuk punon asgjë – ne nuk kemi resurse njerëzore. Nëse duam të kemi zhvillim, patjetër duhet të investojmë në kapitalin njerëzor, pasi që ai është investimi më i madh në këtë shtet. Kuadër cilësor nuk krijohet për 1,2 vjet, por me gjenerata. Po bëjmë dëme të mëdha”, shtoi Acevski.

Ai gjithashtu dërgoi kritika edhe për mosndërtimin e Klinikës Universitare në Shtip.

“Shiheni raportin e revizionit për Klinikën Universitare në Shtip që duhej të bëhet. Shiheni se çfarë ka në të. 10 vite ndërtim, shfuqizim të marrëveshjes, anulim të mjeteve kreditore të miratuara dhe thonë asgjë nuk është ajo. “Mirë kemi paguar ndonjë dënim për mosshfrytëzimin e disa kësteve të kredive”, tha Acevski duke shtuar se me këtë, pacientët e atij rajoni dërgohen në klinikat e Shkupit, ndërkaq cilësia e shërbimit është ulur jo vetëm në Shtip, por edhe në Shkup.

Nga ana tjetër, Dragana Bikovska, këshilltar i veçantë i zëvendëskryeministres së Ngarkuar për Politika të Mira dhe Qeverisje të Mirë, shpjegoi disa prej aktiviteteve që ata i bëjnë në kuadër të Qeverisë, ndërkaq tha se në të ardhmen duhet të punohen në mënyrë serioze të punohet në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Pajtohem se korrupsioni është sfidë dhe institucion dhe sektori civil bashkërisht mund të përballen me atë sfidë dhe t’i përgjigjen të njëjtit. Sigurisht një prej zgjidhjeve është konfiskimi i pronës së përfituar në mënyrë ilegale. Ne fakt konfiskimi është instrumenti universal i cili e detekton shkallën e përkushtimit të një shteti në përpjekjet e saja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Bikovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button